FESTIVAL DELLA CANZONE ARBERESHE   Comune di San Demetrio Corone (CS)

| Index | Amministrazione Comunale | Associazione Culturale Festival della Canzone Arbėreshe | Comitato Organizzatore | Direzione Artistica | Spazio Artisti | Il Festival nella Storia | Albo d' oro | Ultima Edizione | Regolamento | News | Rassegna Stampa | Archivio | Arbitalia | Arberia.it | San Demetrio Corone |

FestivalArbėresh2000

RASSEGNA STAMPA

NĖ SHĖN MITĖR TĖ KALABRISĖ - NĖ FESTIVALIN E XIX-tė TĖ KĖNGĖS ARBĖRESHE:

XAIRA TOĒI, ME KĖNGĖN «TI, KUSH JE» ZURI VENDIN E PARĖ

Nė foto: Fituesja e Festivalit tė XIX-tė tė Kėngės Arbėreshe

Xaira Toēi (Zaira Tocci)

 

 
Romė, 20 gusht 2000 (QIKSH Albeuropa - Engjėll Koliqi)

 

Nė vitin 1980, mjeshtri i madh arbėresh i muzikės - Zef D'Amiko (Giuseppe D'Amico), me qėllim tė ruajtjes dhe kultivimit tė muzikės arbėreshe, kishte ngritur "Konkursin e Kėngės sė Shqiptarėve tė Italisė". Pa njė - pa dy, ishin bashkuar patriotėt dhe intelektualėt dhe kishin filluar me Festivalin e Kėngės Abėreshe dhe duke e bėrė atė tradicional, vazhdojnė ta ruajnė dhe ta kultivojnė, me origjinalitetin e paprekur, KĖNGĖN E MOTIT TĖ MADH TĖ SKANDERBEKUT, ashtu siē e kanė sjellur stėrgjyshėrit, para mė shumė se 530 vjetėsh, nga E Bukura More - nga Mėma Shqipėri. Kėshtu, Arbėreshėt, me KĖNGĖT E MOTIT TĖ MADH, mbajnė gjallė SHPIRTIN ARBĖR dhe gjithmonė tė freskėt e tė nxehtė GJAKUN E SHPRISHT ARBĖRESH.
Tė shtunėn e 12 gushtit, nė Shėn Mitėr (San Demetrio Corone), ishin mbledhur mijėra arbėreshė, tė ardhur nga mbarė Kalabria dhe nga vendbanimet arbėreshe tė krahinave tė tjera, pėr tė pėrcjellur Festivalin e XIX-tė tė Kėngės Arbėreshe. Jehona e Kėngės Arbėreshe dhe ovacionet e fuqishme tė publikut, tė bėhej se dridhnin mbarė Kalabrinė, me gjithė fundin e detėrave tė Jonit e Tirrenit e me malet, deri te maja mė e lartė e Pullinit Plak.
Juria, qė pėrbėhej nga mbi 100 anėtarė - pėrfaqėsues tė shoqatave kulturore e artistike arbėreshe, qė kėsaj radhe u kryesua nga Don Franēesk Kidikimo (Don Francesco Chidichimo) dhe nga Prof Franēesk Altimari (Prof Francesco Altimari) - profesor ordinar i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare nė Universitetin e Kalabrisė nė Kozencė, pasi pėrcolli me vėmendje 12 kėngėt e plasuara pėr garėn finale, ēmimet e para ua dha kėngėve dhe kėngėtarėve, mė sa vijon:
1. Vendi i parė:    Xaira Toēi (Zaira Tocci), nga Ungra (Lungro), me kėngėn «Ti, kush je».
2. Vendi i dytė:    Rossella Stamati dhe grupi Pllatini, nga Plataēi, me vallen e kėnduar «Shqiponja».
3. Vendi i tretė:    Fabricia Dragone (Fabrizia Dragone), nga Shėn Benedikti (San Benedetto Ullano), me kėngėn «Mall pėr katundin».
Ndėrkaq, ēmimi special i kritikės «Giuseppe D'Amico» iu dha Motivit «Tamburet e Shiut», tė Vėllezėrve Skaravalione (Scaravaglione), nga Spixana (Spezzano Albanese), motiv i inspiruar nga romani i Ismail Kadaresė, me tė njėjtin titull, qė flet pėr sulmin e turqėve nė Krujė, nė shekullin e XV-tė.
Ja disa vargje tė shkėputura nga tri kėngėt fituese:
1. TI, KUSH JE
"... Dua t'e gjegjinj ka ajo buzė se ng'i mė do mė.
Dua tė djovasinj ka ata sy se u fėrnua.
Nėng mund jet' se ėshtė pa zėmer dashuria.
Thuam ē'i tė bėra! Pse u menatė kam rri pa ti? Ti, ku je?
... Ti, kush je ? ..."
2. SHQIPONJA
"... Shqiponja fluturon mbi bregjat
Kur shkon gjithė ngrėejan kryet e i vrejan
Duket se ėshtė e lodhur
Duket sa shkoi
Se gjaku gjindjas a Kuraxoi..."
3. MALL PĖR KATUNDIN
"Je vetėm ti, moj jeta ime
Fuqia mė e madhe tė timet mendime
Folea mė e ngrohtė te ku pa trėmbur rri..."
 
Edhe festivali i sivjemė ishte organizuar nga Administrata Komunale e Shėn Mitrit, nė bashkėpunim me Komitetin Historik, nėn drejtimin e drejtorit artistik - Pino Kakoca (Pino Cacozza). Tė pranishmit i kanė pėrshėndetur Kryetari i Komunė dhe Kryetari i Komitetit Artistik - Senatori Ēezar Marini (Cesare Marini).
Me pjesėmarrjen aktive tė tyre, jashtė konkurrencės pėr ēmime, Festivalin e XIX-tė tė Kėngės Arbėreshe, si mysafirė nderi, e nderuan: Kantautorja e mirėnjohur arbėreshe, me famė botėrore - Silvana Likursi, grupi i kėngėve dhe i muzikės arbėreshe «Hobo», nxėnėsit e shkollės sė baletit «Mimoza» dhe kėngėtari i mirėnjohur arbėresh Mikele Bafa.
Nė lokalet e Festivalit, nė shenjė mirėnjohjeje, por edhe pėr pasurimin figutativ tė Festivalit, u hap Ekspozita e pikturave tė mjeshtrit tonė tė famshėm - Ibrahim Kodra. Ekspozita vazhdon tė jetė e hapur nė kolegjin e famshėm tė Shėn Adrianos, aty ku punoi e veproi i Madhi Jeronim De Rada.
Festivalin e ka transmetuar drejtėpėrdrejtė Radio Arbėreshe International, e cila ēdo ditė po emeton kėngėt e kėtij festivali. Me mjeshtri tė rrallė, nė kėtė festival kanė shkėlqyer prezentuesėt: Xhenaro De Ēiko (Gennaro Ce Cicco), Sonia Gradillone dhe Antonella Ēoēaro (Ciociaro).
Spektakli i kėtij festivali, nė muajin shtator do tė shfaqet, i plotė, nė vendbanimin arbėresh Kontesha Entellina (Contessa Entellina), nė Sicili dhe do tė vazhdojė edhe nėpėr vendbanimet tjera arbėreshe.