NGA
TRADITA E PAVDEKSHME:
MĖ
18 GUSHT 2001, NĖ SHĖN MITĖR TĖ KALABRISĖ MBAHET FINALJA E
FESTIVALIT TĖ XX-tė TĖ KĖNGĖS ARBĖRESHE
GJAKU I SHPRISHT RRJEDH
DHE MBA GJALLĖ SHPIRTIN E ARBĖRIT DERI NĖ AMSHIM
·
Kėnga
Arbėreshe nė shekuj dhe sot - e bėn tė pambaruar Krenarinė Tonė
Kombėtare
·
Kolegji
«Shėn Adriano» - vatėr e pashuar e Kulturės Arbėrore
·
Zėri
i Rinisė Arbėreshe - kushtrim pėr qėndresė dhe pėr bashkim kombėtar
·
14
kėngėt finaliste, qė Kėshilli Artistik i Festivalit i zgjodhi nga 22
kėngėt e paraqitura, konkurrojnė pėr tri ēmimet e para
·
Fituesja
e Festivalit tė vjem - Xaira Toēi (Zaira Toci) sivjet konkurron si
kantautore - autore e tekstit, muzikės dhe interpretuese e kėngės «Vallėzon
Arbėresha»
·
Nė
shumė vendbanime arbėreshe - anekėnd Arbėrisė po mbahen manifestime
kulturore tė Traditės sė Shenjtė Arbėrore
Shkruan:
ENGJĖLL KOLIQI
Romė,
16 gusht 2001 (Bota Sot - QIKSH Albeuropa)
Tė shtunėn, mė 18 gusht 2001, nė Shėn Mitėr (San Demetrio Corone)
tė Kalabrisė mbahet finalja e Festivalit tė XX-tė tė Kėngės Arbėreshe.
Ėshtė ky njėri nga manifestimet e mėdha dhe tė frytshme, qė mbi
550 vjetė po mbajnė gjallė Shpirtin e Arbėrit, me Traditat e Shenjta
dhe tė Lavdishme Kombėtare. Si argumentim i kėtij konstatimi, mjafton
tė pėrmendet fakti se shumica e artistėve qė do tė kurorėzojnė, tė
shtunėn mbrėma Festivalin Jubilar - tė njėzetin me radhė tė Kėngės
Arbėreshe, sapo janė kthyer nga kremtimi i 550 vjetorit tė mbėrrijtjes
sė Arbėreshėve dhe tė themelimit tė vendbanimit arbėresh -
Kontesha Entellina (Contessa Entellina), nė Rrethin e Palermos - nė
Sicili. Qė nga mbėrrijtja e tyre nė Itali - Arbėreshėt me plotpėrkushtueshmėri
dhe me njė fanatizėm patriotik, kishin filluar tė organizohen nė
ruajtjen e kulturės dhe tė traditave kombėtare. Sė paku
tri herė brėnda vitit: nė kohėn e Pashkėve, nė gusht dhe nė kohėn
e Kėrshėndellave e tė Vitit tė Ri - nė vendbanimet arbėreshe
organizoheshin kėndime, vallėzime dhe lojėra popullore tė Traditės
Arbėrore, duke mbajtur gjallė kėshtu shpirtin arbėror dhe gjuhėn,
kulturėn e traditat e lavdishme kombėtare. Janė kryesisht kėto
manifestime kulturore qė bėnė qė edhe sot Arbėreshėt tė flasin
gjuhėn e tyre (arbėrishte - shqipe), dhe mrekullitsht t'i shpėtojnė
asimilimit.
Festivali i Kėngės Arbėreshe kishte filluar nė vitin 1980, me nismėn
e avokatit Zef D'Amiko (Giuseppe D'Amico), nė Kolegjin «Shėn Adriani»
nė Shėn Mitėr (San Demetrio Corone) - nė Rrethin e Kozencės, nė
Kalabri, aty ku i Madhi Jeronim De Rada dhe shumė personalitete qė
mbajtėn gjallė Shpirtin e Arbėrit, ishin shkolluar - aty ku pushojnė
nė amshim eshtėrat e De Radės. Pra, finalja e Festivalit tė Kėngės
Arbėreshe, jorastėsisht, mbahet nė Tempullin e Diturisė (tė arsimit
e tė kulturės) Arbėreshe. Sikurse viteve tė mėparshme,
poashjtu edhe kėtė vit, Festivali organizohet nėn patronatin e
Administratės sė Bashkisė sė Shėn Mitrit, nė krye tė sė cilės qėndron
i nderuari i palodhshėm Sen.
Cezar Marini (Cesare Marini).
Drejtor
Artistik i Festivalit ėshtė i famshmi i pandalshėm e i palodhshėm
Prof. Pino Kakoca (Pino Cacozza), ndėrkaq Delegat Administrativ ėshtė
Gjenar De Ēiko (Gennaro De Cicco). I ngarkuar pėr lidhjet dhe
komunikimin me artistėt dhe Kėshillin Artistik tė Festivalit ėshtė
Ernest Januci (Ernesto Jannuzzi).
Sikurse viteve tė mėparshme, poashtu edhe nė finalen jubilare - tė
njėzetėn, tė Festivalit tė Kėngės Arbėreshe - zėri i rinisė arbėrore
do tė jetė kushtrim i pėrhershėm pėr qėndresė tė palėkundėshme
nė ruajtjen e traditave tė lavdishme arbėrore dhe pėr njė bashkim tė
mirėfilltė mbarėkombėtar - thonė organizatorėt e Festivalit. Ky
Festival, veē dėfrimit dhe afirmimit kulturor tė artistėve tė rinj,
ka ndikuar dhe po ndikon vazhdimisht edhe nė shtimin e patriotizmit dhe
tė ruajtjes sė lavdisė sė traditave tona kombėtare dhe tė
pastėrtisė e madhėshtisė sė Shpirtit tė Arbėrit. Ky Festival po i
mundėson rrjedhė tė pambarueshme Gjakut tė Shprisht pėr t'i
garantuar pavdekshmėrinė Shpirtit tė Arbėrit.
Kėshilli Artistik i Festivalit, pasi ka shqyrtuar, me njė analizė tė
gjithėmbarshme, 22 kėngėt e paraqitura, ka zgjedhur 14 kėngėt
konkurruese pėr mbrėmjen finale. Nė finalen e Festivalit tė Kėngės
Arbėreshe 2001, tė shtunėn mbrėma, do tė konkurrojnė kėto kėngė,
autorė dhe interpretues:
1.
Me detin "JON" tek zemra - teksti
e muzika: Franēesk Skarvaljone (Francesco Scarvaglione)
kėndojnė:
Franēesk, Kozimo dhe Damian Skarvaljone (Francesco, Cosimo e
Damiano Scarvaglione)
2.
Njė kėng' e lirė - teksti:
Gjenar Tavolaro (Gennaro Tavolaro)
muzika:
Fabricia Dragone (Fabrizia Dragone)
kėndon:
Fabricia Dragone (Fabrizia Dragone)
3.
Donja se kjo kėngė... - teksti:
Adriando Ponte, Viki Makrģ e Gjina Rotondaro (Adriando Ponte, Vicky
Macrģ e Gina Rotondaro)
muzika:
Aleksandėr Paloli
kėndojnė:
"Vuxhet Arbėreshe" (Zėrat Arbėreshe)
4.
Sy me lot - teksi
e muzika: Mario Dramisino
kėndon:
Mario Dramisino
5.
Ishe ti vashėz - teksti:
Vinēenc Guljanone (Vincenzo Guaglianone)
muzika:
Vinēenc Gualjanone e Antonio Frega
6. Jam
njė nga ju - teksti:
Antonella Pelilli (Antonella Pelilli)
muzika:
Mikel Galasi (Michele Galassi)
kėndon:
Grupi "La Kamastra"
7.
Ndėn njė qilli me yllės - teksti
e muzika: Kristian Jakovelli (Criastiano Iacovelli)
kėndon
Grupi "Qifti Arbėresh"
8.
Njė trėndafile e thatė - teksti
e muzika: Enrik e Maria Rozaria De Leo (Enrico e Maria Rosaria De Leo)
kėndon:
Dhimitėr Makrģ (Demetrio Macrģ)
9.
Shqipėria s'mund pres - teksti:
Rozella Stamati (Rosella Stamati)
muzika:
Pierpino Stamati
kėndon:
Rozella Stamati, me Grupin "Pllatani"
10.
Jam kėtu - teksti
e muzika: Egert Pano
kėndon:
Egert Pano
11.
Shpirti - teksti
e muzika: Mikel Lobakaro (Michele Lobacaro)
kėndon:
Grupi "Skanderband"
12.
Vallėzon Arbėresha - teksti
e muzika: Xaira Toēi (Zaira Toci)
kėndon:
Xaira Toēi
13.
Shokut - teksti
e muzika: Gjenar Rico - (Gennaro Rizzo)
kėndojnė:
Gjenar Rico e Franēeska De Leo (Francesca De Leo)
14.
Njė vuxhe e re - teksti:
Katerina Bloize (Caterina Bloise)
muzika:
Anton Franku (Antonio Franco)
kėndojnė:
Katerina e Mikel Bloize (Caterina e Michele Bloise)
Siē shihet, fituesja e Festivalit tė XIX-tė (tė vitit tė kaluar) -
Xaira Toēi, sivjet vjen nė konkurrencėn finale tė Festivalit Jubilar,
si kantautore. Xaira, kėsaj radhe vetė e ka shkruar tekstin dhe e ka
komponuar muzikėn e kėngės sė saj, qė i ka dhėnė njė titull
mjaft domethėnės - "Vallėzon Arbėresha". Edhe fitueset
tjera tė Festivalit tė vjemė: Rozella Stamati e Fabricia Dragone vijnė
si kantautore, por njėra ka shkruar vetėm tekstin, kurse tjetra e ka
komponuar muzikėn e kingės sė saj, por me tekst tė tjetėrkuj. Juria
e Festivalit, si zakonisht do t'i vlerėsojė kėngėt dhe do t'i ndajė
tri ēmimet e para tė konkurrencės zyrtare, si dhe ēmime tė tjera qė
japin institucione dhe persona juridikė tė jetės shoqėrore-kulturore
arbėreshe. Vlera e tri ēmimeve tė para do tė jetė: Vendi i parė -
ITL. 2.000.000, vendi i dytė - ITL. 1.000.000 dhe vendi i tretė - ITL.
500.000.
Tradicionale nė Festivalin e Kėngės Arbėreshe, tashmė ėshtė bėrė
edhe pjesėmarrja e artistėve me famė, jashtė konkurrencės zyrtare.
Ndėr mysafirėt e nderit, sivjet do tė jenė: "Astčria" -
grup i muzikės popullore greko-salernitane, nga Sternatia e Leēes,
Kataldo Perri (Cataldo Perri) - kantautor dhe studiues i pasionuar e i
famshėm i muzik137s popullore arbėreshe, "Mimoza" - qendėr
arbėreshe e vallėzimit, si dhe grupe e solistė tė tjerė.
Organizatorėt po bėjnė pėrpjekje qė nė finalen jubilare tė
Festivalit tė fusin edhe ndoj mysafir nga mėrgata e re shqiptare, me
ndoj kėngė shqiptare.
Festivali tradicional i Kėngės Arbėreshe, qė mbahet ēdo vit (gjatė
muajit gusht) nė Shėn Mitėr, nė fakt ėshtė kurorėzimi i tė
gjitha manifestimeve kulturore-muzikore tė arbėreshėve, qė janė tė
shumta dhe mbahen pothuajse nė tė gjitha vendbanimet arbėreshe -
anembanė Arbėrisė. Kėtė Festival mund ta cilėsojmė si kryevepėr
tė Kulturės Arbėreshe, gjegjėsisht - si Kryemrekullia Arbėrore.
Autori i kėtij shkrimi, bashkė edhe me pėrfaqėsues tė tjerė tė
Lidhjes Shqiptare nė Itali, sivjet do ta pėrcjellė Festivalin
Jubilar tė Kėngės Arbėreshe. Tė gjithė bashkė do tė kėndojmė e
do tė vallėzojmė.